Ka nisur me muzikë që në moshë të re e që vazhdon të kultivojë muzikën si një pasion i tij ndërkohë që punon si menaxher. Arianit Dobraj i njohur me emrin e artit Niti që jeton në Gjermani vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi rrugëtimin e tij në skenë…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika për mua është një pasion që e kam pasur që i vogël dhe vazhdoj të bëj muzikë për qejfin tim duke hedhur në qarkullim projekte herë pas here.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes? Hiti yt i preferuar?
Mua shpesh herë më ndodh që të zgjohem herët për punë dhe ndonjëherë e marr me nxitim sepse mund të kem fjetur vonë dhe për këtë arsye duhet me qenë korrekt dhe fiks pasi edhe biznesi ku unë menaxhoj është një markë shumë e njohur në botë dhe ka shumë rregulla dhe aty unë jam menaxher.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Jam në përfundim të një projekti të ri që do jetë më shumë te pjesa e rrymës së Ballkanit ose të them nga muzika që dëgjohet kohës së fundit në vendin tonë dhe pse unë gjithmonë kam bë ndonjë gjë ndryshe por edhe ajo ndryshe që kam pas bë ndërvite po bëhet hit tani në Shqipëri vetëm se sot shet emri.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?
Secili plan dhe ide ka qenë më së miri por unë jam larguar nga vendlindja që i vogël dhe gjithmonë pasioni për muzikën ka qenë shumë i madh dhe kam dashur gjithmonë që të kem një profil e identitet timin në rrymën që unë kam dashur dhe kam pëlqyer por emigrimi të kufizon kohën shumë kështu që kam qenë gjithmonë i luhatur.
KOHA: Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë…Si ndikoni në jetën dhe perceptimi tek publiku?
KOHA: Deri tani kam marrëdhënie shumë të mira me publikun dhe gjithmonë kam pasur energji dhe reagime pozitive, normal dhe unë pres ato negative por kanë qenë të pakta…
KOHA: Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?
Profesion tjetër e kam se jam menaxher në biznes shumë me emër të fuqishëm në botë nëse më lejohet të them “Philip Plein”, më parë kam punuar në “Versace”, muzika do ngelet gjithmonë një pasion i imi por edhe futbolli pak më pak..
KOHA: Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Më ndodh shpesh që në shtëpi jam vetëm për gjumë, kur kam mysafir dëshiroj të përgatis ushqim të bëj drekë e darkë dhe këtë e bëj me shumë dëshirë, të shoh ndonjë film edhe pse kohën e lirë më shumë e kaloj në studio.
KOHA: Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit? Receta e preferuar?
Për mua kuzhina është një relaks më vete, receta e preferuar që më pëlqen më shumë është ushqimi tradicional i joni kur të servir familja kurse për të gatuar atë ushqim për vete nuk ia kam idenë shumë (qesh).
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Jam rritur në Europë, mes Holandës, Gjermanisë dhe Belgjikës, këto tre epiqendra të them të drejtën nuk kam menduar ndonjëherë por nëse do kisha mund të zgjedh atëherë Los Angeles të jetoj, sepse i afrohet jetës së Europës.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Edhe pse jam larg publikimit në rrjetet sociale kam shijuar pushime relaksi në ishujt e bukura të Spanjës.
KOHA: Shumëkush, sidomos person publik, nuk e ka luksin e të qenit i “pagjykuar”! Vlen e njëjta gjë edhe për ty?
Sot edhe të jesh njeri i thjeshtë, gjykohesh e jo më të jesh personazh publik as nuk diskutohet, jo secili të pëlqen dhe ka mendim të njëjtë.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Korrektësi nga stafi, kultura, sjellja, më dëgjojnë shumë dhe unë mundohem të ju lehtësoj punën më shumë.
KOHA: I keni qejf fëmijët? Doni një familje të madhe?
Kush nuk i ka qejf fëmijët, normal që po, familja e madhe është një gjë e bukur e mirë.
KOHA: Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?
Aq shumë të mira aq shumë me virtyte sa jam ky që jam sot fal tyre dhe jam këtu ku jam me plot dituri e respekt e dashuri.
KOHA: Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?
Të pushoj në shtëpi ose të luaj futboll me miqtë.
KOHA: Libri i fundit që ke lexuar?
Do doja shumë të lexoja libra por nuk më premton koha, edhe pse jam tekstshkrues shumë i mirë.
KOHA: Kënga që këndon në dush?
(Qesh), e fortë kjo, realisht nuk këndoj në dush, por në studio.
KOHA: Projektet që ju presin?
Janë të shumta dhe të them shumë të bukura besoj.