Nissan ka prezantuar për gjithë botën zgjidhjen e shumëpritur për ndërprerjen e ndotjes së ambientit nga veturat, duke prezantuar veturën e parë plotësisht elektrike.
Bëhet fjalë për gjeneratën e parë LEAF, ku ky model fillimisht u prit me skeptizicëm, sikurse secili tjetër zbulim revolucionar gjatë historisë së njerëzimit.
Mirëpo pritja më pas ka qenë e jashtëzakonshme, duke arritur kuota të shitjeve në formë të jashtëzakonshme, e që ka kulmuar edhe me prodhues të tjerë që kanë realizuar vetura elektrike.
Nissan LEAF është tashmë në gjeneratën e dytë duke thyrë rekorde të shumta sikurse që kemi raportuar më parë.