Modeli sportiv i Nissan është në shitje qysh nga viti 2009 dhe edhe më tej është mjaft atraktiv. Modeli aktual 370Z hyn në mesin e automobilave më të vjetër sportivë në treg, duke pasur parasysh se ka hyrë në vitin e nëntë të prodhimit. Megjithatë, në Nissan besojnë se ende nuk është koha për gjeneratën e re. Kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme, 370Z për 2018 do të ketë disa ndryshime të vogla të ngjyrës, të cilat nuk ishin të pranishme në versionet e mëhershme. Në dispozicion do të jetë edhe nuanca e re metalike e ngjyrës së kuqe. Nissan 370Z për 2018 ka ruajtur motorin aktual 3.7 litra V6, i cili siguron 328 kuaj fuqi. Në kabinë si opsion i ri është sistemi multi-medial NissanConnect Premium me ekran prej 7 inç, navigacioni satelitor, DVD Player dhe kamera e pasme. Të gjitha risitë kanë të bëjnë me variantin Coupe, derisa 370Z Roadster dhe 370Z Nismo edhe në vitin 2018 do të shiten pa avancime.