Shkup, 3 nëntor – Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në margjina të konferencës ekonomike “Sfidat në rrugën drejt BE-së”, e cila sot përfundon në Budvë, realizuan takim me ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.
Siç njoftoi shërbimi për media i Qeverisë, në takim është diskutuar për mënyrat për thellimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve në të gjitha fushat, mes të cilave edhe lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, rritjen e numrit të turistëve në mes të dy vendeve, bashkëpunimin e rritur në sektorin e energjetik, transportit dhe bujqësisë.
Zëvendëskryeministri Angushhev theksoi se është e nevojshme sa më shpejt të vendosen rrugë të drejtpërdrejta ajrore me Podgoricën dhe qytetet e rajonit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që do të sigurojë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe komunikim të përforcuar në sektorin e biznesit dhe turistëve, ndërsa me këtë do të hapen edhe perspektiva të reja ekonomike, përforcimi i kulturës dhe bashkëpunimit në fushën e sportit, arsimit dhe të gjitha aspekteve të tjera në jetën e përditshme të qytetarëve.
Ministri Bektashi e ka theksuar nevojën që Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e turizmit midis dy vendeve, të nënshkruar në vitin 2009, të fillojë të implementohet dhe ekonomitë e të dy vendeve t’i ndjejnë efektet e bashkëpunimit turistik edhe në praktikë përmes rritjes së numrit të turistëve për të cilin, ka theksuar, është shumë reale ta arrijë numrin të cilin këto vende e kanë regjistruar në ish Jugosllavi.
Për këtë Marrëveshje, por edhe për nismat e tjera, ministri Bekteshi ka propozuar që të bisedohet brenda Komitetit të përzier i cili duhet të mbahet më së voni në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe për këtë rast ai ka dërguar ftesë deri te ministrja Sekuliq për vizitë zyrtare në Maqedoni.
“Me rëndësi thelbësore është realizimi i këtyre marrëveshjeve për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit që të mos lejojmë ato të mbeten në letër, por aktivitetet për të cilat vendet janë dakorduar të zbatohen në praktikë. Në fund të vitit të gjithë do të jemi të lumtur nëse regjistrojmë vizitshmëri më të madhe të turistëve, sepse kjo do të thotë përfitim më i madh ekonomik, një përfitim për të gjitha vendet në rajon”, tha Bekteshi.
Siç informon shërbimi për informim i qeverisë, ministrja malazeze Sekuliq ka theksuar se hapja e ekonomive është një nga vlerat kryesore të vendeve nga rajon, duke shprehur interesin e vendit të saj për nismat e propozuara nga kolegët e Maqedonisë.