Sot ka filluar ceremonia e 23-të e Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang të Koresë Jugore.
Udhëheqës dhe kryeministra të shteteve të ndryshme janë në mesin e 35,000 spektatorëve, të cilët janë mbledhur për të shikuar spektaklin dy orësh.
Ceremonia e hapjes së Lojërave në qiellin e hapur, ka nisur vetëm pak orë, pasi Gjykata e Arbitrazhit ka hedhur poshtë ankesën e një grupi të 45 atletëve rusë, pas ndalimit me të cilin përballen ata, që u pamundëson pjesëmarrjen në këto garë.
Pavarësisht vendimit për Rusinë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ftuar 169 rusë të garojnë nën flamurin neutral.
Përveç rastit të Rusisë, ky organizim karakterizohet edhe me ekipin e përbashkët të dy Koreve, të cilat do të prezantohen nën një flamur për herë të parë në më shumë se një dekadë.
Për shkak të motit, që konsiderohet të jetë më i ftohti në Lojërat Olimpike në disa dekada, ceremonia është reduktuar në dy orë.
Organizatorët kanë planifikuar shpërndarjen e kapeleve, batanijeve dhe pajisjeve të tjera për të luftuar temperaturat e ulëta.
Lojërat Olimpike Dimërore përfundojnë më 25 shkurt.
a