Derbi mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit të dielën në Premierligë nuk do të mbahet në mend si ndër ato klasiket sigurisht, por ndër pikat më diskutuese nga ballafaqimi në Old Trafford ishte numri i lëndimeve të lojtarëve.
Ole Gunnar Solskjaer u detyrua t’i kryejë të gjithë tri zëvendësimet në pjesë të parë, deri Jurgen Kloppi u desh ta zëvendësojë Roberto Firminon me Daniel Sturridge, pasi braziliani ndrydhi nyjën e këmbës. Për të dy skuadra, 45 minutat e para ishin ankth.
Për herë të parë që prej vitit 2009 ndodhen katër zëvendësime në pjesën e parë të një ndeshje, dhe shumë persona e fajësuan terrenin e rrëshqitshëm në Old Trafford për këtë.
Mbase ka të bëjë me faktin se 48 orë para fillimit të ndeshjes, stafi për mirëmbajtjen e fushës në Old Trafford e spërkati fushën me hudhër për ta zbutur terrenin.