Përfaqësues të Lidhjes Social-Demokratike të Maqedonisë, dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, po zhvillojnë takim në Shkup. Tre nënkryetarët e BDI-së, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, janë parë duke hyrë në hapësirat ku i prisnin “homologët” social-demokrat. Siç mëson TV21, nga LSDM-ja në takim pritet të marrin pjesë Radmila Sheqerinska, Renata Deskoska dhe Oliver Spasovski.
Asnjëri nga zëdhënësit e dy partive nuk dha shpjegim për TV21, as Bujar Osmani dhe as Robert Poposki, se cila është tema e këtyre bisedimeve. “Negociata ka! Por, ta shohim se çfarë prodhojnë”, tha një prej përfaqësuesve të LSDM-së pjesë e delegacionit që do të negocion me BDI-në. Kamera e TV 21 filmoi nënkryetarët e BDI-së duke shkuar në takim i cili nuk po zhvillohen në ndonjërën nga selitë e dy partive, por në një ambient neutral.
https://www.youtube.com/watch?v=JwHgZpLX2Ig