Dubai në fillim “tronditi” botën me taksi super luksoz të tipit Lamburgjini, Ferrarri dhe Porsche, më pas ato detare dhe tani vijnë taksit ajror. Tashmë jeni mësuar që të telefononi një taksi i cili ju dërgon ku të doni, por përmes rrugës e jo përmes ajrit. Por Dubai në korrik do të bëhet vendi i parë në botë i cili do të lëviz pasagjerët më anë të një taksi fluturues. Ju duhet thjesht të prekni një buton, dhe mund të udhëtoni në vendet të cilat janë deri në 40 km larg. Sipas mediave, këto taksi pritet të futen në përdorim të rregullt në fillim të vitit 2018.