Data shënon 1 korrik dhe shumë futbollistë në Europë, ditën e sotme kanë mbetur pa ekip. Në Angli te Çelsi, kanë qenë 5 lojtarët që zyrtarisht nuk janë më pjesë e “Bluve të Londrës”.
Geri Kehill, Eduardo, Gonzalo Higuain, Kajl Skot dhe Rob Grin, nuk janë më pjesë e skuadrës.
Çelsi momentalisht është duke kaluar një moment shumë të vështirë, pasi merkatoja është bllokuar, disa yje të ekipit kërkojnë largimin dhe një trajner nuk po duket në sfond. Mbetet të shihet, nëse situata do të përmirësohet në Londër, pasi sezoni është i gjatë dhe ekipi mund të dështoi.