Shkup, 25 shtator – Në taborin maqedonas – dita e parë e fushatës zgjedhore të partive politike filloi me dëmtime të selive të të dy partive më të mëdha – LSDM dhe VMRO. Nga VMRO-DPMNE thonë se në mëngjes, disa njerëz të panjohur e kanë thyer dritaren e selisë së tyre në Komunën Kisella Vodë. Nga partia e kanë dënuar incidentin, ndërsa kandidati për kryetar komune nga VMRO, Johan Tarçullovski për mediat deklaroi se beson se bëhet fjalë për rast të izoluar dhe se radikalizmi nuk është vepër e kundërshtarëve politik. “Mbrëmë selia jonë u demolua, besojmë se kjo nuk është bërë me qëllim nga kundërshtarët, por bëhet fjalë për rast të izoluar nga dikush që dëshiron të dëmtojë në zgjedhje. Do t’i hedhim poshtë këto probleme si të pavlera. Ne e kemi Programin tonë dhe do të përmbahemi. Fushata jonë do të jetë pozitive”, theksoi për mediat Tarçullovski. Nga LSDM, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kandidati për kryetar Komune të Karposhit nga kjo parti, Stefan Bogoev, në mënyrë simbolike nga skela e Vardarit, të hënën filluan fushatën zgjedhore. Shilegov theksoi se me këtë fushatë do të ofrojnë qasje tërësisht të ndryshme dhe vizion për atë si duhet të jetë Shkupi. Shkupi, sipas tij, meriton të jetë modern, evropian, qytet i lirë siç ka qenë me traditë. Ai theksoi se në të kaluarën mund të shihej e kundërta, ndërsa për këtë – siç theksoi, kërkon mbështetje të jepet jetë për të gjithë në Shkup. (koha.mk)