Në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar homazhet për të nderuar Zëvëndësministrin, Arian Daci, i cili vdiq tragjikisht dje në Brezovicë, shkruan Gazeta Metro, transmeton koha.mk
Familjarët e Dacit po presin në homazhe një numër të madh qytetarësh, të cilët kanë ardhur për të nderuar Zëvëndësministrin e ndjerë.
Pranë arkivolit shumë i pikëlluar për humbjen e birit të vetëm, është parë edhe akademiku Nexhat Daci.
Përveç homazheve, në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.
Kurse, përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Ndryshe, Arian Daci vdiq në moshën 40 vjeçare dhe me profesion ishte farmacist. Ai njihej si adhurues i skijimit nëpër shtigje të rrezikshme.