Agjencitë federale te inteligjencës amerikane kanë nisur një hetim për të mësuar se nga ka rrjedhur informacioni mbi veprimet dhe mjetet hakeruese të CIA-s të inkorporuara në pajisjet e gjigantëve të teknologjisë si Apple dhe Samsung. Shumë prej dokumenteve të publikuara nga Wikileaks janë të dhëna teknike, të cilat mendohet se kanë rrjedhur nga një server i jashtëm i CIA-s, i cili menaxhohej nga një kontraktues i agjencisë se inteligjencës amerikane. Asnjë nga zyrtaret e pyetur në kushte anonimati, nuk ka përjashtuar mundësinë që në rrjedhjen e informacionit të ketë gisht ndonjë punonjës i CIA-s. Në dokumentet e publikuara nga Wikeleaks thuhet se hakerat e CIA-s mund të penetrojnë iPhone, Android, e deri edhe televizorë të lidhur me internetin për të realizuar përgjime, apo survejime etj. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer deklaroi se Presidenti është shumë i shqetësuar për rrjedhjet e informacionit dhe se personat që kane kryen akte të tilla do të mbajnë përgjegjësi.