Dhjetë zjarrfikës kanë kaluar gjashtë orë duke u përpjekur për të hequr një unazë nga organi gjenital i një burri, pasi e kishte vënë gjatë një lojë seksi. Sipas The Sun ata u telefonuan nga stafi i spitalit Ipswich, Suffolk, pasi nuk arritën ta hiqnin unazën. Një ekip nga stacioni i shërbimit zjarrfikës shkuan për të dhënë ndihmën e tyre të premten në orën 12.35.
Ata u përpoqën të prisnin unazën nga baza e penisit me ndihmën e lubrifikantëve dhe mjeteve hidraulike, por dështuan duke i detyruar ata të thërrisnin për përforcime. Një zëdhënës i Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit Suffolk tha se unaza u pre më në fund dhe ekipet e zjarrit u kthyen në stacionet e tyre përkatëse në orën 6.40.