Një 73-vjeçare, e cila pozon në rrjetet sociale si modele, shprehet se njerëzit e kritikojnë për veshjet e saj dhe sjelljen sipas tyre, të papërshtatshme. “Këto rroba banje nuk janë të përshtatshme për moshën, më thonë po unë u përgjigjem: Vishni ato që ju bëjnë të ndiheni mirë!” shprehet ajo .
Por Colleen Heidemann, e cila filloi karrierën e saj të modelingut në moshën 69-vjeçare thotë se komentet negative nuk i interesojnë, pasi ajo ka 318 mijë ndjekës në Instagram. Në rrjetet sociale ajo ndan me ndjekësit veshjet elegante ,grimin dhe madje edhe rutinën e palestrës. Ajo ka tërhequr mijëra ndjekës nga qëndrimi i saj kundër stereotipeve për të moshuarit.