Beograd, 29 dhjetor – Dy emigrantë e humbën jetën, ndërsa dhjetë të tjerë, prej të cilëve pesë fëmijë, janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi sot në mëngjes në autostradën Nish-Beograd, njoftoi policia serbe. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4 afër fshatit Drazhevac, ku një automobil “Pasat” në të cilin ilegalisht janë transportuar 12 emigrantë, është përplasur në gardhin mbrojtës dhe është përmbysur. Të lënduarit me automjet të Ndihmës së shpejtë janë transferuar në spitalin në Nish. Emigrantët janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku. “Disa prej tyre ende janë në rrezik jete, ndërsa njërit i janë amputuar këmbët”, deklaroi drejtori i Shërbimit të ndihmës së shpejtë”, Miodrag Laziq.