Nën drejtimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar punimet komisioni i formuar enkas për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Në fjalimin e tij hyrës, Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, tregoi për pjesëmarrësit në takim. Mustafa tha se dy pjesëtarë të këtij komisioni janë caktuar nga BE, ndërsa ata janë Ali Lajqi dhe Rrustem Selimi, raporton Koha.net. Ai tha se Qeveria do të mundësojë matjen e territorit të Republikës së Kosovës nga ekspertët, si dhe do t’ju japin mbështetje të plotë nga ana e logjistikës.
Kryeministri tha se raporti që do të publikohet përfundimisht nga ky komision, do të miratohet nga Qeveria. “Edhe qytetarët janë të interesuar ta dinë se sa ka territor Republika e Kosovës. Edhe bashkësia ndërkombëtare do ta dijë se cili është territori i vendit tonë”, ka thënë Mustafa.