Shkup, 13 shkurt – Ka filluar takimi i ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësin Metju Nimic në Vjenë, transmeton Medial.mk.
Ky është raundi i tretë i negociatave mes dyja vendeve për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.
Negociatat për herë të parë udhëhiqen në nivel të ministrave të jashtëm, pasi për këtë u morën vesh kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në takimin në Davos muajin e kaluar.
Dimitrov dhe Koxias mbrëmë kishin takim në Vjenë, ku kanë harmonizuar pozicionet para takimit të sotëm me Nimicin.