Nis rrugëtimin treni i parë në Wuhan, pas muajsh izolimi

95

Wuhan, vendi i origjinës së shpërthimit të COVID – 19, e cila do të kthehej në një pandemi globale, këtë të shtunë ka nisur normalisht rrjedhën në qytet, pas muajsh izolimi. Turma njerëzish kanë mbërritur në stacionat e trenit të qytetit që numëron 11 milionë banorë.

Në janar, Wuhan u vendos në izolim, me banorët që u ndaluan të udhëtonin, me postblloqe rrugëve, e me kufizime drastike në jetën e përditshme. Si sinjal për fundin e izolimit, treni i parë i pasagjerëve u kthye në qytet fiks pas mesnatës. Njerëzve tani u lejohet të hyjnë në qytet, por jo të largohen, e shumë trena ishin rezervuar plotësisht, ditë më parë.

Të gjithë të mbërriturit në Wuhan duhet të tregojnë një kod të gjelbër në një aplikacion në celular, për të vërtetuar se janë të shëndetshëm. Po ashtu, stafi kujdesej edhe për t’ju matur temperaturën. Wuhan është rikualifikuar si zonë “me rrezik të ulët”, por megjithatë kjo nuk do të thotë se kanë ndaluar procesin e mbrojtjes me maska dhe doreza.

Nga ana tjetër, Kina tani po kujdeset për të mbrojtur vendin nga vala e hyrjeve të huaja, duke qenë se pandemia e COVID – 19 është përhapur në shumë shtete të botës.

Comments are closed.