Nis punimet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, pritet vendimi për Kosovën

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, pa nisur punimet në Dubai, ku përveç tjerash do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të Policisë.

Pumimet e Asamblesë do të zgjasin deri më 21 n╒ntor. Sot pritet të zgjidhet presidenti i ri i INTERPOL-it me mandat një vjeçar. Kjo pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë.

Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in, u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se ai ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion.

Shtetet anëtare të INTERPOL-it të martën, më 20 nëntor, do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate, me të drejta të plota. /Telegrafi/