Mijëra studentë kanë zbarkuar në Fort Lauderdale të Floridës për javën e parë të atyre që i quajnë Pushimet e Pranverës. Alkool, hashash dhe kërcime provokuese janë programi ditor i të rinjve që duket sikur “janë lëshuar nga zinxhirët”. Daily Mail raporton se vetëm në 30 minuta ka mesatarisht 8 incidente që kanë lidhje me konsumin e tepruar të alkoolit dhe substancave narkotike. Pushimet e Pranverës janë një event i përvitshëm, në të cilin grumbullohen rreth 100.000 studentë. Një polic i zonës tha: “Ajo që shikoni është kaos i kontrolluar. Zakonisht krijohen sherre të vogla nga pija”.