Djali i Osama Bin Ladenit, Hamza, është objektivi i misionit të fshehtë sekret që përfshinë forcat e armatosura britanike- të cilët donë që shefi i ri i al-Kaidës të jetë i vdekur ose i gjallë. 28 vjeçari thuhet se është “aktiv” dhe po planifikon sulme në Perëndim pas vdekjes së babait të tij, i cili u qëllua për vdekje nga “US Navy Seals” në vitin 2011. Pasi u fsheh vetëm disa javë para vdekjes së babit të tij, djali o Osama u rikthye, duke lavdërua terrorin e “ujkut të vetmuar” në videon e lëshuar dy vjet më parë dhe duke u bërë thirrje për më shumë sulme ndaj qytetërimit perëndimor, transmeton Indeksonline. Hamza besohet të jetë fshehur në Pakistan, por inteligjenca e re sugjeron se ai tani është zhvendosur në Siri, edhe pse motivet e tij mbeten një shqetësim për forcat e sigurisë të cilët e kanë vendosur atë në 10 objektivat e larta për kapje. Në letrat e gjetura në bunkerin e Osama Bin Laden u zbuluar se ai po e mësonte djalin e tij për të marrë hapat për kultin e terrorit.