Dita e tretë e Grand Slam-it të Australian Open ka nisur me befasi. Është Serena Williams që është eliminuar nga kinezja Qiang Wang 2-1 në sete (6-4, 6-7, 7-5).
Eliminohet edhe një tjetër ish-numër 1 në botë për femra, danezja Caroline Wozniacki. Ajo u mund 2-1 (7-5, 3-6, 7-5) nga Ons Jabeur e Tunizisë. Kjo ishte ndeshja e fundit e Wozniacki në karrierën e saj, pasi ka vendosur të tërhiqet nga sporti edhe pse vetëm 29 vjeçe.
Nuk zhgënjen tenistja çeke Petra Kvitova, numri 7 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) Ekaterina Alexandrova.
Rezultatet e ditës së sotme në Australian Open: