Nis marshi protestues i koalicionit “Tash është koha”

58

Shkup, 27 korrik – Qindra qytetarë tashmë janë mbledhur në parkun e Çairit për t`iu bashkangjitur protestës së organizuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kundër siç thonë ata vjedhjes së votës shqiptare nga BDI-ja.

Marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci” tashmë ka nisur nga parku i Çairit dhe do të përfundojë para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nga ky koalicion thonë se marshi do të respektoj rekomandimet shëndetësore.

Comments are closed.