Prokuroria e Durrësit raportohet se ka nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj gjyqtares se Apelit të Tiranës Zeqine Sollakut, gruaja e ish-prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.
Ajo është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjyqtarja është kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, akuzë kjo që u rrëzua nga Krimet e Rënda për mungesë provash.
Dosja e Sollakut ka qenë e arkivuar dhe i kaloi për hetim Prokurorisë së Durrësit për të shmangur konfliktin e interesit hetimin në Prokurorinë e Tiranës.
Sollaku ka qenë pjesë e trupit gjykues së çështjes “Xhisiela” ku u përfshi Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.