Shkup, 5 shtator – Pas shumë vite premtime në çdo cikël zgjedhor dhe pas shumë vite pritjesh dje Komuna e Gjorce Petrovit ka përfunduar vetëm një pjesë të asfaltimit të rrugës në fshatin Nigishtan të Shkupit, njofton KOHA.
Faza e parë është kryer, u bë rruga prej te stacioni i autobusit e deri te shkolla me asfalt, ku janë shtruar gjithsej 120 metra gjatësi me 2.5 metra gjerësi asfalt.
Kujtojmë se Gazeta KOHA disa hera ka trajtuar këtë problematikë që i tangon banorët e këtij fshati shqiptar i vetmi në Komunën e Gjorçe Petrovit.