Organizatorët e festivalit të Sochit thanë se kufizimet e koronavirusit u dhanë pak kohë për t’u përgatitur për ngjarjen e këtij viti. Ky vendpushim është një destinacion popullor për skiatorët ruse. Ai ndodhet 1170 metra mbi nivelin e detit. Ky festival filloi në vitin 2016 dhe është mbajtur çdo vit, përveç në vitin 2020 kur pandemia e Covid-19 i detyroi organizatorët të anulonin.
Qindra adhurues të skisë, pavarësisht ngricës, temperaturave të ulëta dhe dëborës, janë mbledhur në resortin Sochi të Rusisë, për të marrë pjesë edhe një herë në festivalin e përvitshëm “Boogle Woogel”, duke “sfiduar” të ftohtin të veshur vetëm me rroba banje. Ne pamë kremtimin e vërtetë të guximit, rezistencës ndaj dimrit dhe kjo ishte një surprizë edhe për organizatorët tha skiatorja Nikita Girin.
Festivale të tilla janë bërë të njohura në vendpushimet e skive në rritje të Rusisë për të shënuar fundin e sezonit të dimrit. Të tjerët madje u hodhën me ski në një pishinë me ujë të akullt, për kënaqësinë e turmave. Festivali i është bërë pjesë e rekordeve Guinness në vitin 2018, ku 2000 skiatorë zbritën duke bere ski nga kjo kodër të veshur me rroba banje.