Gjatë ditës së sotme, pas përmbytjeve të shumta të territorit në Bashkinë e Vlorës, ka mbërritur edhe forcat e emergjencave për të bërë evakuimin banorëve të cilët rrezikohen nga uji i reshjeve të shiut.
Niveli i lumit Vjosa pranë urës së Mifolit ka shkuar në nivelin 7.3 m thellësi, ndërkohë që pranë fshatit Fitore po evakuohen familjet e para që ndihen nën kërcënimin e përmbytjes, sipas raportimeve nga terreni.
Për tu theksuar është fakti se lumi Vjosa vazhdon të ketë prurje të mëdha të ujit, ndërsa pritet që orët e vona të natës të jenë kritike.