Inter dhe Milan kanë nisur një sfidë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kolumbian Juan Cuadrado, që luan me Juventusin. Sipas “Calciomercato.com”, vlera e lojtarit është rreth 20 milionë euro.
Mesfushori 31-vjeçar ka ende edhe një vit kontratë me bardhezinjtë. Ndaj kampionët e Italisë, po mendojnë ta largojnë kolumbianin që këtë verë, për të evituar një transferim me koston zero pas një viti.
Si Milan ashtu dhe Inter kanë shfaqur interes për Cuadrado, që luan me Juventusin që prej vitit 2015. Gjatë katër sezoneve në Torino, lojtari ka realizuar 14 gola me Juventusin në 137 ndeshje.
Një mesfushor me përvojë, që kushton pak dhe mund të luajë mjaft mirë si tek Interi i Conte ashtu dhe te Milani i Gianpaolo. Pritet që dy skuadra milaneze të nisin një garë të fortë për lojtarin kolumbian.