Nipi i diktatorit Sllobodan Millosheviq, Marko Millosheviq i riu (19 vjeç), kur iu përmend emri në konventën e Partisë Socialiste tani të Ivica Daçiq, u përshëndet me duartrokitje të gjata në sallën “Pinki” të Beogradit, shkruan sot “Kurir.rs”, transmeton Koha.net. Djali i djalit të Millosheviqit, kishte shkuar në konventë për t’i dhënë mbështetje partisë së gjyshit të vet. Marko Millosheviq i ri është i lindur më 1999. Ai i kishte deklaruar “Kuririt” se për Sllobodan Millosheviq mbetet përgjithmonë hero. “Kam qenë shumë i vogël që ta mbaj në mend. Kam disa fotografi të përbashkëta, por për të kam dëgjuar shumë nga familja ime, në radhë të parë nga mamaja, me të cilën shpesh bisedojmë për të”, i ka thënë Marku “Kuririt”, transmeton Koha.net. Sllobodan Millosheviq, ish- president i Serbisë, nxiti luftërat në ish-Jugosllavi, që morën jetën e mbi 200 mijë vetëve, dhe ai vdiq në burgun e Tribunalit të Hagës, ku po gjykohej për krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë.