Shkup, 6 dhjetor – Të gjithë u shfrytëzuam dhe u manipuluam nga DSK dhe një pjese të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Askush nuk e dinte regjinë, të gjithë ishim statistë, theksoi sot para Gjykatës, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i akuzuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Shtoi se udhëheqësit e vërtetë të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” kanë qenë Spiro Ristovski dhe Kirill Bozhinovski dhe se programi për secilin aktivitet të tyre është shkruar në shtabin e VMRO-DPMNE-së.
Të dhënat operative, siç tha Ninxha, tregojnë se organizatorët e “Për Maqedoni të Përbashkët” janë paguar prej VMRO-DPMNE-së.
“Unë vetëm i kam parë në parti me Kirill Bozhinovski, por nuk kam mundur t’i shohë xhepat e tyre. Atëherë nuk e kam ditur, ndërsa tani e shoh se të gjithë të pranishmit këtu janë shfrytëzuar dhe manipuluar nga DSK dhe një pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, tha Ninxha.
Asnjëri prej nesh, shtoi, nuk deshi të ndodh ajo që ndodhi më 27 prill.
Ninxha dëshmoi se ai nuk e ka parë Sasho Markovskin se si me doreza kirurgjike i nxjerr hard disqet, ndërsa se pas 27 prillit i është thënë se Markovski ka hyrë në Kuvend për ta ndjekur Goran Zhivaleviqin.
Tha se Markovski ka qenë sigurim i ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, i cili ka qenë pjesë e shoqatës patriotike “Todor Aleksandrov”.