Shkup, 6 dhjetor – Vëllai i të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Bllagoja Vasilevski, sot gjatë dëshmisë së tij para gjykatës konfirmoi se më 27 prill të vitit të kaluar kanë biseduar në telefon për shëndetin e nënës së tyre.
“Më 27 prill të vitit të kaluar isha në Vjenë, në udhëtim zyrtar. Pata bisedë të shkurtë familjare me Ninxhën, për shëndetin e nënës sime”, tha dëshmitari.
Pyetja nga i akuzuari Aleksandar Vasilevski-Ninxha, nëse më 27 prill ka pranuar prej tij porosi sms, nuk u lejua pas ankesës nga prokuroria se është imponuese.
Dëshmitari Vlladimir Atanasovski, më pas në pyetjen nga i akuzuari Igor Jug, u përgjigj se më 27 prill të vitit 2017 ka pranuar porosi sms nga vëllai i tij Aleksandar Vasielvski-Ninxha.