Shkup, 1 shkurt – Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, Methju Nimic, paradite në Qeveri ka takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Paraprakisht, në vilën “Vodno”, Nimic kishte takim me presidentin Gjorge Ivanov , ndërsa pasdite do të ketë takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickovski.
Deklarata zyrtare për vizitën dhe efektet nga bisedat në Shkup, ndërmjetësuesi Nimic, sipas paralajmërimeve të MPJ-së, do të japë pas takimeve me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Nimic në Maqedoni arriti dje dhe pas arritjes shkurt porositi se “pas Athinës pret biseda të mira edhe në Shkup”.
“Kemi realizuar takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. U gëzohem takimeve me Qeverinë dhe me liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësuesi Nimic pas arritjes në Shkup.