Shkup, 16 nëntor – Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin Methju Nimic në takimin me përfaqësuesit e Greqisë, Adamantios Vasilakis dhe të Maqedonisë, Vasko Naumovskin të caktuar fillimisht për më 20 dhe 21 nëntor në Nju-Jork, por tani të shtyrë për dhjetor, do të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit, njoftojnë mediat greke, shkruan gazeta KOHA. Athina pret pas fitores së kryeministrit Zoran Zaev në zgjedhjet lokale dhe stabilizimit të Qeverisë nga Maqedonia të vazhdojë me aktivitetet e “vullnetit të mirë” me të cilat do të tregojë se e braktis irredentizmin, siç është ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup dhe largimin e përmendoreve të vendosura në kohën e Nikolla Gruevskit, publikon… (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)