Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesi për dallimet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic deri nga fundi i javës punuese vjen në Shkup, publikoi Radio televizioni i Maqedonisë, duke iu referuar burimeve në Uashington. Nimic do ta vizitojë vetëm Maqedoninë, por jo edhe Athinën. Janë paraparë takime me kreun shtetëror. Nimici para disa javëve, në intervistë për një gazetë greke, deklaroi se zgjidhja e çëshjtes për emrin duhet të jetë lartë në agjendën e Qeverisë së re.