Ndërmjetësuesi në negociatat për emrin Methju Nimic thotë se ka moment pozitiv në Shkup dhe Athinë për zgjidhjen e problemit shumvjeçar dhe se qytetarët në të dy vendet mbase janë të përgatitur të dëgjojnë zgjidhje të caktuara, dhe shton se në takimin në Nju-Jork më 17 janar para negocuesve Vasko Naumoski dhe Ademantios Vasilakis do të dalë me propozim ide, për të cilat veçmë është diskutuar në të kaluarën.
“Gjatë viteve, unë dhashë sugjerime të ndryshme. Disa prej tyre ishin të dobishme për një nga vendet. Ndonjëherë, madje, ato kanë qenë të dobishme për vendin tjetër. Do të përpiqem t’i marrë parasysh elementet, të cilët i kam dëgjuar edhe nga të dyja palët. Nuk kam prezantuar asnjë ide viteve të fundit. Nuk ishte adekuate të jap ide duke pasur parasysh atë që ndodhte. Por, tani mendoj se kemi negociatorë të mirë. Vasilakis është me përvojë dhe e njeh çështjen shumë mirë. Gjithashtu edhe Naumovski është diplomat shumë efektiv. Ata janë edhe kolegë dhe do të përpiqemi me disa ide”, thotë Nimic në intervistë për televizionin nacional grek ERT, të cilën e transmetoi MIA..
Ai vlerëson se në dy vendet qasja është me pamje të orientuar përpara. “Për këtë çështje e diskutuam më shumë se 20 vite dhe shumica e ideve tashmë janë vënë në tryezë. Por, çdoherë ekziston edhe një mënyrë e re dhe tjetër që gjërat të shqyrtohen, nga një dimension pak më ndryshe. Prandaj, mendoj se njerëzit do ta shohin çështjen nga një tjetër perspektivë. Gjithsesi, nuk ka asgjë që është tërësisht e re dhe mendoj se këtë tashmë e kam thënë. Nuk ekziston magji e re në këtë çështje.”, thekson ndërmjetësuesi.
Në intervistën Nimici porosit se Qeveria e re në Shkup është shumë e interesuar që ta zgjidh çështjen për emrin dhe shtoi se Qeveria greke e sheh se kjo është qasja e mirë dhe hapi i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, që të gjejë zgjidhje për këtë çështje afatgjate. “Për këto arsye ekziston një moment pozitiv midis dy vendeve. Mendoj se qytetarët në të dy vendet mbase janë të përgatitur të dëgjojnë zgjidhje të caktuara, që janë në interes të përbashkët, por gjithashtu ka kompromis të caktuar që kjo të zgjidhet”, tha Nimici.
Ai përmendi se ekzistojnë edhe çështje tjera përveç emrit, siç janë përdorimi i tij, por edhe çështje për identitetin, gjë që, siç tha, shkakton brengosje të madhe në Maqedoni. “Ekzistojnë edhe çështje të tjera krahas emrit – përdorimi i tij, identiteti…, që shkakton brengosje të madhe te fqinji verior dhe prandaj duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm lidhur me këtë. Ekziston brengosje edhe në Greqi për disa çështje historike, për trashëgiminë historike dhe kulturore, tekstet shkollore… Këto çështje janë të rëndësishme, por mendoj se ka zgjidhje për to. Të dyja vendet fqinje mund t’i zgjidhin, nëse fillimisht zgjidhet çështja themelore”, tha Nimici në intervistë.
Lidhur me emrat me përcaktim, që në koihë të fudnit u paraqitën në media si Maqedoia Veriore, Maqedonia e Re…thotë se është shumë hetët të bisedohet për një zgjidhje konkrete. “Do të doja të bisedojmë për këtë, por konsideroj se është herët për këtë, duke pasur parasysh atë se takimi është javën e ardhshme. Konsideroj se nuk është e përshtatshme nga ana ime të filloj të flas për emra konkret. Dukshëm, shumë vëmendje i kushtohet ndonjë lloj përcaktimi dhe për këtë shumica nga ne shumë kanë menduar. Por nuk do të dëshiroja që në këtë fazë të jap ide. Ajo që tani do të doja ta bëjë është që të koncentrohem në çështjen kryesore, ndërsa ajo është nevoja që të vihet deri në mbyllje të negociatave dhe t’i nxisim njerëzit në të dy vendet të fokusohen në arritjen e zgjidhjes”, tha Nimic.