Shkup, 31 janar – Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic, dje në Athinë pati takime me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias dhe me përgjegjësin për politikë të jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, njofton KOHA.
Pas Athinës, Nimic sot vjen në Shkup në takime dyditore me kreun shtetëror të Maqedonisë.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se beson se mundet të gjendet konsensus kombëtar në funksion të zgjidhjes së problemit me emrin, derisa zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Xanakupuulos doli me vlerësim se ekziston afrim të pozicioneve të Qeverisë me një pjesë të partive greke.
Zaev tha se beson se mund të gjejmë konsensus kombëtar në funksion të zgjidhjes së problemit me emrin, e jo në funksion të bllokimit të tij apo shtyrjes së sërishme dhe tani është momenti i vërtetë të zgjidhet kjo çështje.
“Me rëndësi është të kemi kujdes edhe nga pala greke, sepse ndoshta zgjidhja do të jetë e pranueshme për ne, por nuk do të kalojë në Greqi apo e kundërta, ndoshta do të jetë e pranueshme për palën greke, ndërsa nuk do të kalojë këtu” tha Zaev.
Theksoi se në takimin e të shtunës i kanë ndarë të gjitha informacionet e mundshme që i kanë me ministrin e Punëve të Jashtme të cilët erdhën nga negociatori për emrin Vasko Naumovski. “Ndërtuam strategji, ndërsa unë e prezantova se si do të vazhdojmë në të ardhmen”, deklaroi Zaev dhe shtoi se debati është i hapur.
Ndërmjetësuesit Mezhju Nimic, i cili nesër do ta fillojë vizitën në të dy vendet, siç tha, do t’ia transmetojnë të gjitha qëndrimet tona me të gjitha argumentet dhe shtoi se në këto qëndrime ka druajtje edhe për palën greke, sepse theksoi, për qëllim kemi ajo të kalojë edhe në Greqi.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evriopiana Bujar Osmani vlerësoi se është mirë që filluan negociatat me opozitën për të arritur konsensus në vend lidhur me kontestin e emrit në prag të vizitës së ndërmjetësuesit të KB-së Metju Nimic.
“Kjo jep optimizëm dhe shpresë se me një konsensus do të ndërtojmë qëndrim shtetëror që do ta përmirësojë pozitën e vendit në prag të mbylljes së këtij kontesti” theksoi Osmani.