I dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për kontestin me emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, publikoi kumtesë pas miratimit të djeshëm të ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti në Shkup në të cilin i përshëndet hapat për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Dëshiroj ta përgëzoj Parlamentin dhe qytetarët e vendit për këtë realizim dhe për mënyrën demorkatike, në të cilën ky proces i rëndësishëm ishte ndërmarrë. Kjo marrëveshje historike midis dy fqinjëve e hap derën për marrëdhënie të reja midis tyre dhe për bazë më të fuqishme për paqe dhe siguri në Ballkan. Me padurim pres përfundimin e procesit siç është theksuar në Marrëveshje si edhe në të kaluarën, Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në bashkëpunimin e të dyja palëve për zgjidhjen përfundimtare të dallimeve midis tyre”, thuhet në mesazhin e Nimicit.