“Jam i shqetësuar për gjendjen në Maqedoni. Atë që mund ta theksoj në këtë moment është se gjendja në shtet është sjellur në rrezik të lartë me çka do të ndikojë ndaj sigurisë dhestabilitetit të Maqedonisë”. Këtë e deklaroi ndërmjetësi në kontestin mes Greqisë dhe Maqedonisë për ermin, Methju Nimic për Programin Zëri i popullit në Radio Maqedonia e Lirë.
Nimic shpreson se gjendja e këtillë do të zgjidhet dhe tejkalohet me anë të rrugës paqësore dhe demokratike në kudaër të Kushtetutës sl Republikës së Maqedonisë.
“Nuk do të mund të jepja vlerësime të tjera, sepse jam i fokusuar kryesisht në çështjen rreth emrit, por edhe njëherë do ta shprehjë shqetësimin tim të madh për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni. Shpresoj se politikanët dhe populli do të përballen me të gjitha problemet që u paraqitën në shtet”, theksoi Methju Nimic për Programin Zëri i popullit.