Përfaqësuesi i KB-së, i cili ndërmjetësonte në kontestin për emrin, Methju Nimic e përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.
“Do të doja ta përshëndes hapin vizionar të Parlamentit dhe Qeverisë së Greqisë. Kjo marrëveshje historike midis të dyja vendeve fqinje e hap derën dhe u mundëson vendeve marrëdhënie të reja dhe njëkohësisht shënon fillimin e një epoke të re për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan. me padurim e pres përmbylljen e procesit të pajtimit me Marrëveshjen dhe e përsëris përkushtimin vazhdueshëm të KB-së që të vazhdojë të punojë me të dyja palët”, theksoi NImic.