Marrëveshja e Prespës është hap shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, është shprehur ndërmjetësuesi për kontestin me emrin Metju Nimic për agjencinë greke ANA-MPA, pas takimit të sotëm me zëvendësministrin grek të punëve të jashtme Jorgos Katrugalos, informon Zëri i Amerikës, transmeton koha.mk.
“Nëse të dyja palët kanë nevojë për ndihmën time, Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, ashtu sikurse procesi ecë përpara”, u shpreh Nimic. Ai theksoi se gjatë muajve të kaluar ka qenë në kontakt me të dyja palët.