Shkup, 23 maj – Diplomati amerikan Metju Nimic në intervistë për “Dojçe Vele” ka zbuluar detaje nga karriera e tij, e cila në masë të madhe lidhet me kontestin e emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, transmeton Koha.mk
“Të gjithë mendoni se kjo është e lehtë. Ulu në tavolinë. Gjeje një emër. Por nuk ishte ashtu. Në familjen time ndonjëherë mendonin se jam i çmendur pasi që shumë gjatë kohë merrja me këtë çështje. Megjithatë mbështetja ishte e madhe. Miqtë shumë shpesh me tallnin: Ende po merresh me këtë çështje?”, ka rrëfyer Nimic.
Siç ka theksuar Nimic në intervistë, ish-kryeministrin Gruevski e ka vlerësuar dhe konsideruar si njeri inteligjent dhe shumë shpesh edhe është shoqëruar më atë.
Kam pasur shumë diskutime me Gruevskin dhe kisha raporte të mira. Kemi kaluar shumë orë së bashku. Kam ngrënë darkë në shtëpinë e tij dhe kemi biseduar. e vlerësoja si shumë inteligjent. I njihte punët shumë mirë. Gjithmonë e kam vlerësuar si një personazh interesant për të biseduar në këtë temë. Por pikëpamjet e tij, dhe të Presidentit Ivanov, shumë ishin të mbërthyera në qasjen historike. Kjo për mua ishte kulmi. Ai nuk ishte i gatshëm për kompromis që të arrihet marrëveshje. Ishte fleksibil, por fleksibiliteti i tij ishte i limituar. Ai dhe politika në vend ishte e atilla me çka ai me këtë temë i fitonte zgjedhjet”, thotë Nimic, transmeton Koha.mk