Procedura e Parlamentit mbrëmë është hap i rëndësishëm për popullin e Maqedonisë dhe jam shumë i inkurajuar nga vepriemt e ndërmarra ,deklaroi Methju Nimic, ndërmjetës dhe i dërguari i Sekretarit të përgjithshëm të KB-së në kotnestin për emrin.
Në deklaratë për MIA-n, ai thotë se më së shumti është i impresionuar nga mënyra në të cilën zhvillohen proceset kushtetuese dhe demokracia në vend.
Siç lajmëroi korrespondenti i mIA-s nga Uashongtoni, ai shtoi se secili në Maqedoni duhet të jetë krenar që një vendim i tillë i vështirë u soll në mënyrë të tillë.
“E di se ishte vështirë të sillet vendimi, sepse punova në problemin rreth 24 vite. Askush nuk e di atë më mirë se unë”, tha Nimic.
I bën thirrje lidershipit politik të vendit, të gjitha partive politike dhe atyre që kanë pikëpamje të ndryshme, të punojnë së bashku dhe ta finalizojnë procesin me implementimin e marrëveshjes.
“Jam optimist i madh për vendin tuaj dhe jam i sigurtë se ka të ardhme të mrekullueshme”, deklaroi Nimic.