Shkup, 31 janar – Lëvizja “Rruga e vetme maqedonase” ka paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Gjithashtu ata protestojnë, siç thonë, “ndaj ujdive dhe bisedimeve jolegjitime kapitulese”.
Protesta do të mbahet në ora 17:00 para Kuvendit të Maqedonisë, kurse organizatorët planifikojnë porosi të drejtpërdrejtë për ndërmjetësuesin Matthew Nimetz që të tërhiqet nga kjo çështje.