Athinë, 15 shkurt – Ministri i Politikës Digjitale, Telekomunikimeve dhe Informacioneve të Greqisë, Nikos Papas, të hënën dhe të martën më 18 dhe 19 shkurt do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut për aktivitete dhe bashkëpunim si me Maqedoninë e Veriut, siç parashikon Marrëveshja e Prespës, ashtu edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, kumtojnë nga Kabineti i ministrit grek, njofton Koha.
Papas do të marrë pjesë në Samitin e Komisionit Evropian – Ballkani Perëndimor me temë agjenda e digjitalizimit të komisionit për rajonin, ndërsa do të realizojë takim edhe me ministrin Damjan Mençevski.
“Në takim do të bisedohet për bashkëpunimet e mundshme në fushën e transformimit digjital të sektorit publik dhe të ekonomisë dhe dhënie të njohurive teknike dhe përvojë nga Greqia për vendin fqinj”, kumtojnë nga kabineti i Papasit. (koha.mk)