Shkup, 29 korrik – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski thotë se pushteti do të duhet të nënshkruaj zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike.
Ai shton se nëse kryeministri Zaev nuk pranon zgjedhje të parakohshme, atëherë partia e tij opozitare do të bëjë thirrje për protesta.
“Pa datë konkrete për zgjedhje të parakohshme nuk do të kalon asgjë në Kuvend, pa marrë parasysh nëse grupet e punës pajtohen apo jo. Zaev ka dy zgjidhje, të pajtohet me ne në për zgjedhje të parakohshme, të ulemi dhe me të mirë të realizojmë marrëveshje, ose le të tregojnë qytetarët se kur duan zgjedhje përmes protestave masive”, tha Nikollovski.(koha.mk)