Shkup, 6 korrik – Ljupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së dhe bartës liste në NJZ 3 LSDM dhe koalicioni “Mundemi” sot theksoi se po zhvillojnë fushatë me koncepte, me projekte konkrete, me numra saktë të shprehura. Rroga minimale, tha, ishte 9 mijë denarë, tani është 14.500, do të jetë 20.000 denarë në mandatin tonë të ardhshëm, ndërsa rroga mesatare do të arrijë 34.000 deri në fund të mandatit.
“Me plane dhe numra të tillë të saktë do të duhej të përballemi me ofertën e VMRO-DPMNE-së. Por atje ka vetëm propagandë. E kanë gojën plot me patriotizëm. Por, bëni pyetje nëse janë patriotë të vërtetë. Athua patriotë të vërtetë do të votojnë kundër rritjes së rrogës minimale, kundër naftës së gjelbër, kundër çdo mase të mundshme e cila paratë i kthen tek ju, si kthimi i TVSH-së apo heqja e taksës radiodifuzive. Çfarë është patrioti, zonja dhe zotërinj? Dikush që e don atdheun dhe bën mirë për të”, theksoi Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp.
Ai konsideron se nuk është patriot dikush në kohën e të cilit qindra mijë maqedonas i bënë gati valixhet dhe u larguan nga atdheu ose është patriot ai në kohën e të cilit u sigurua shteti, njohja e gjuhës dhe kombit maqedonas nga e tërë bota.
Sipas tij, koalicioni bartës i të cilit është ai angazhohen për të ardhme të gjelbër, të shëndoshë dhe evropiane.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE dhe Koalicioni premtojnë projekte të cilat, siç thotë, janë realizuar.
Për konkurrentët e tyre Nikollovski thotë se kanë fraza të zbrazëta, masa dhe projekte të kopjuara, plot gojë fejk patriotizëm, në krye me Mickoskin i cili vetëm ia ngrohë refugjatit nga Budapesti.