Uniteti në LSDM çdoherë është bazë e fitoreve dhe ndryshimeve. Atë e dëshmuam më 17 maj 2017, në datën kyçe ,kur qytetarët u ngritën dhe erdhën deri te ndryshimet, rrëzuan regjim, sollën liri dhe demokraci, porositi sonte sekretari I përgjithshëm I partisë, Ljupço Nikollovski.
“Edhe atëherë ishim të bashkuar dhe gjithsesi edhe sot LSDM është gjithnjë e më unike. Dje në Kongresin e 26-të të partisë reflektuam politikë të re kadrovike dhe programore, por nuk mundet të gjithë 809 delegatët të kenë mendim të njejtë për cilën do çështje. Ne I mbështesim debatin, diskutimin dhe të menduarit ndryshe dhe ato janë pjesë e politikave të reja – përfshirja dhe transparenca e LSDM-së për njerëz të cilët nuk mendojnë njejtë si secili prej nesh. Kemi pasur qëndrime të ndryshme edhe në kryesi për çështje të caktuara dhe vazhdimisht e nxisim debatin në mëynrë që të ndërtojmë politika të drejta, të kësaj LSDM-je modern, evropiane, të llojllojshme siç e kemi sot”, tha Nikollovski në intervistë për TV Sitel.
Theksoi se kongresi I djeshëm solli ndryshime të reja gjeneratash në LSDM dhe shtoi se kuadrot e reja dhe gjenerata e partisë duhet t’I shfrytëzojnë përvojat nga kryesia e mëparshme dhe të reflektojnë rezultate, projekte dhe ide të cilat prej tyre I presin qytetarët.
“Dje pati edhe debat edhe diskutim, por edhe unitet të madh gjatë sjelljes së të gjitha vendimeve”, tha Nikollovski.
I pyetur nëse ndryshimet në parti do të thonë edhe ndryshime në përbërjen qeveritare, tha se atë duhet ta thotë kryeministri, por shtoi se nuk konsideron se nevojiten ndryshime pas vetëm 8 muajve e gjysmë.
Në prag të zgjedhjeve lokale, siç tha, ndiqet puna e kryetarëve aktual të komunave nga LSDM-ja dhe motivohen t’I kryejnë projektet e filluara.
“Në zgjedhjet lokale duhet të kemi ofertë të ndershme, kuadro përgjegjëse që do të dalin më të mirët në anketa. Nga fundi I muajit do të kalojmë edhe në punë shtabi, do të zgjidhet shtabi qendror zgjedhor dhe do të fillojë procedura për evidentimin dhe propozimin e kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë të komunave. Do t’I shfrytëzojmë të gjitha veglat modern të cilat I kemi bërë dhe implementuar në këtë periudhë, do t’u mundësojmë të gjithë anëtarëve të votojnë dhe do të bëjmë hulumtim se çka mendojnë qytetarët. Besoj se freskimi me dy të tretat e anëtarëve të rinj në Këshillin qendror dhe me njerëzit e rinj në pozitat kyçe të partisë do të vazhdojë edhe në zgjedhjen e kandidatëve. Megjithatë, ata që janë dëshmuar dhe kanë reflektuar rezultate, do të kenë mundësi sërish të kandidojnë”, tha Nikollovski.