Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski ju bëri thirrje prodhuesve të orizit që ta shfrytëzojnë masën për furnizim të autokombajnave të specializuara për oriz dhe tharëse mobile për oriz për çka në vijim është thirrja publike e re.
Mund të aplikojnë biznese bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të bizneseve bujqësore, ndërsa vlera maksimale për një shfrytëzues është 3.500.000 denarë për furnizim të autokombajnave të specializuara për korrjen e orizit me prerëse ose tharëse mobile për oriz, topa me ujë dhe spërkatës.
Thirrja publike do të zgjasë deri më 6 korrik, ndërsa kriter për aplikim është që kërkuesi të ketë minimum kapacitet të prodhimit prej mbi një hektar hapësirë me oriz.
Kjo masë filloi vitin e kaluar me kërkesë të prodhuesve të orizit kur gjithsej nënshkruan marrëveshje 25 prodhues të orizit për furnizim të autokombajnave.
“U bëj thirrje të gjithë prodhuesve të interesuar të orizit që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë masë. Lërini të dëgjojnë dhe shohin përvojën pozitive nga miqtë e tyre që kanë marrë tashmë autokombajna dhe aplikoni. Kjo masë i jep mbështetje të madhe prodhimit të orizit”, deklaroi Nikollovski sot gjatë vizitës në familjen Manevi nga fshati Çiflik, e cila ka më shumë se 15 vjet që merret me prodhimin e orizit.
Në kuadër të aktiviteteve në terren, ministri Nikollovski së bashku me drejtorin e AMFBZHR-së, Nikica Baçovski dhe këshilltarin shtetëror Trajan Dimkovski, vizituan Institutin e Orizit në Koçan, i cili është pjesë e Institutit Bujqësor në UCM dhe është i angazhuar në kërkime shkencore të dedikuara për orizin si kulturë bujqësore. Masën për furnizimin e makinave korrëse të orizit si masë pozitive që ndihmon në procesin e prodhimit është vlerësuar edhe nga përfaqësuesit e Institutit të Orizit.