Shkup, 4 korrik – Nuk ka asnjë ngecje në blerjen e shalqinjve. Në ditë blihen nga 500 tonë, ndërsa ekipet tona janë vazhdimisht në terren edhe e ndjekin situatën, deklaroi sot ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas ngjarjes përfundimtare nga projekti i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për kontrolle më efikase në pjesën e sigurisë së ushqimit, Nikollovski potencoi se nëse për cilëndo kulturë, përfshirë edhe shalqinjtë, vlerësohet se ka nevojë, Qeveria në mënyrë përkatëse do të reagojë, si në rastin me domatet.
“Me blerjen e shalqinjve nuk ka absolutisht asnjë ngecje. Nuk është e saktë se bujqit janë të pakënaqur nga sjellja e Qeverisë sepse në çdo rast, kur do të vlerësojë se nevojitet, sillen masa shtesë si ato për pjeshkat, rrushin, grurin”, tha ministri.
Sipas tij, krahas masave intervenuese, sillen edhe masa të cilat në afat të gjatë duhet t’i zgjidhin problemet.
Lidhur me grurin, Nikollovski theksoi se çmimi i prodhimit ende nuk mund të publikohet sepse tani do të fillojë korrja dhe blerja.
Ministria, shtoi, në kohë i siguron subvencionet, kur u nevojiten më së shumti prodhuesve, e ndjekin situatën dhe mbajnë takime të vazhdueshme me të gjitha palët e përfshira, vreshtarët, kopshtarët, prodhuesit e grurit, prodhuesit e verës, përpunuesit, mullisët.