Shkup, 30 maj – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, i cili me rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë do ta braktisë funksionin e ministrit pasi kohë më parë është vendosur për sekretar të përgjithshëm të LSDM-së qeveritare, thotë se ndryshimi kuadrovik nuk do të reflektojë në reformat dhe aktivitetet në dikasterin ku mendon se punët janë vendosur mirë, është ndërtuar sistem serioz dhe zhvillohen të gjitha projektet.
Siç deklaroi sot Nikollovski, tërheqja përfundimtare nga funksioni i ministrit varet nga ajo kur mandatati do t’i përfundojë negociatat lidhur me ministritë tjera. premton se do të japë mbështetje maksimale për vazhdim të suksesshëm të punëve. Me kryeministrin do të bisedojnë për kuadrin i cili do të mund ta ndryshojë në Ministrinë e Bujqësisë dhe mendon se mendimi i tij do të jetë i rëndësishëm.
“Ajo që është e sigurt është se unë më nuk do të jem ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Mendoj se këtu punët janë vendosur dhe është ndërtuar sistem serioz dhe se të gjitha projektet janë vendosur në vijë. Jam i bindur se deri në fund të vitit do të vijojë realizim intensiv edhe në pjesën e asaj që e kemi dakorduar me Bankën Botërore dhe në pjesën e IPARD-it, të gjitha ndryshime, programet dhe politikat dhe mendoj se këtu do të vazhdojnë të funksionojnë punët”, deklaroi Nikollovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencë për shtyp për ndryshimet e propozuara në Ligjin për tokën bujqësore.
Sipas tij nuk ka rrezik që ndryshimi i tij të reflektojë në reformat dhe punën në MBPEU. Tani më e ka njoftuar kryeministrin me situatën në të gjithë sektorët dhe politikat në dikaster.